Flash News

E-TJERA

Arrestohet bashkëpunëtori i plagosjes në Fresk, autori ende në arrati

Arrestohet bashkëpunëtori i plagosjes në Fresk, autori ende

Policia ka bërë të mundur arrestimin e . G., 26 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në plagosjen e ndodhur në Fresk dy ditë më parë, ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Juglen Abazi.

Autori i dyshuar i ngjarjes K. C. (L), mbetet ende në arrati.

“Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 02.08.2025, në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi J. A., Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës arrestuan në flagrancë shtetasin në kërkim A. G., 26 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtori i shtetasit K. C. (L), i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes.Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit