Flash News

E-TJERA

Arrestohet djali i “gjeneralit” të bandës famëkeqe në Tiranë

Arrestohet djali i “gjeneralit” të bandës famëkeqe

Është arrestuar djali i “gjeneralit” të bandës famëkeqe në Tiranë, Nehat Kullës. Dyshohet se 43-vjeçari, Robert Kulla ka dhunuar njerkën e tij.

Nehat Kulla njihet nga të gjithë si “Gjenerali” i Kinostudios e Tufinës.

Ai është i njohur për bandën që kishte krijuar në vitet 1997-1998 dhe veproi në fshatin Tufinë në Tiranë. Ky grupim i tij u krijua pas trazirave  të vitit 1997.

Kulla ka shlyer në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.

Të fundit