Flash News

E-TJERA

Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit

Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit

Drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër, Ervis Zika ka rënë në pranga.

Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, konfirmoi ministria e Drejtësisë.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në media, dyshohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Zika gjithashtu akuzohet për futjen e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Në lidhje me vjedhjen, ai ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive. Për abuzim me karburantin po hetohen edhe ish-zyrtarë të tjerë.

Gjykata e Shkodrës ka caktuar "arrest me burg" dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndërsa mbetet e paqartë për çfarë akuzohet Zika.

Të fundit