Flash News

E-TJERA

Arrestohet Drejtori i Sigurisë së Portit të Shëngjinit, akuzohet për tjetërsim pronash

Arrestohet Drejtori i Sigurisë së Portit të Shëngjinit,

Është vënë në pranga Drejtori i Sigurisë së Portit të Shëngjinit Agostin Gjini në Lezhë.

Hetimet në lidhje me falsifikimin e dokumenteve nga Gjinin kanë nisur 6 muaj më parë.

Gjini dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në ish-komunën Shëngjin, ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar një sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.

“Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë ekzekutuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin A. Gj., 56 vjeç, banues në Ishull Lezhë, për vepren penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore personave të tjerë te implikuar”, njofton policia.

 

Të fundit