Flash News

E-TJERA

Arrestohet drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, ishte i kërkuar në Spanjë. U denoncua edhe nga Berisha

Arrestohet drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, ishte i

Policia e Lezhës ka arrestuar Drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani.

Mësohet se Prodani është arrestuar për llogari të INTERPOL pasi dyshohet se ka kryer vjedhje ne Spanjë.

"Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës", njofton Policia. 

Prodani është akuzuar nga ish kryeministri Berisha në 2019 për  vjedhje, por ai i ka mohuar këto akuza.  

 

 

 

 

 

Të fundit