Flash News

E-TJERA

Arrestohet duke ujitur kanabisin një 44-vjeçar në Skrapar/ Nën hetim kryeplaku dhe inspektori i Shërbimit Pyjor

Arrestohet duke ujitur kanabisin një 44-vjeçar në Skrapar/

Dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike janë goditur në Berat. Adi Myftari 44-vjeç, banues në Vërzhezhë të Skraparit, është arrestuar në flagrancë pasi u kap duke ujitur fidanët e bimës kanabis sativa.

Bimët narkotike ai i kishte mbjellë pranë tokës së tij. Policia e Beratit ka proceduar penalisht edhe kryeplakun e fshatit Mëndrakë në Kuçovë, Shefqet Kuqin 62-vjeç.

Gjithashtu është proceduar inspektori i Shërbimit Pyjor, Kujtim Behari 51-vjeç. Këta dy të fundit akuzohen për "Shpërdorim detyre". Policia bën me dije se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit