Flash News

E-TJERA

Arrestohet furrxhiu shqiptar në Itali, e fshihte drogën në thasët me miell

Arrestohet furrxhiu shqiptar në Itali, e fshihte drogën në

Një 35-vjeçar shqiptar me profesion furrxhi ka përfunduar pas hekurave në Itali.

Shqiptari ka shfrytëzuar ambientin ku punonte për të fshehur lëndë narkotike.

Mediat vendase raportojnë se i riu kishte fshehur drogën në furrën e bukës dhe për qëllim kishte shpërndarjen e saj.

Gjatë kontrollit në furrën në Genova, karabinierët gjetën kanabis të ndarë në pako, që ishte vendosur brenda thasëve me miell që ndodheshin në magazinë.

Në banesën e 35-vjeçarit u gjetën edhe 9 mijë euro, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga tregtia e drogës.

Të fundit