Flash News

E-TJERA

Arrestohet futbollisti i njohur italian, kultivonte lëndë narkotike

Arrestohet futbollisti i njohur italian, kultivonte lëndë narkotike
Luigi Sartor

Futbollisti i njohur Luigi Sartor është arrestuar, pasi u kap duke kultivuar lëndë narkotike. Futbollisti i njohur ka mbajtur fanellat e Juventusit, Interit, Romës dhe Parmës.

Mediat italiane  bëjnë me dije se futbollisti u kap së bashku me bashkëpunëtorin e tij, duke kultivuar marijuanë në një serë.

Ai ishte duke u kujdesur për 106 bimë marijuane në një fermë të braktisur, kur Guarda di Finanza e gjeti dhe e arrestoi në flagrancë.

46-vjeçari luajti 165 herë në Seria A dhe 33 herë në UEFA dhe Champions League.

 

Të fundit