Flash News

E-TJERA

Arrestohet gruaja shqiptare në Spanjë, dyshohet se ka vrarë fëmijën 2 vjeç

Arrestohet gruaja shqiptare në Spanjë, dyshohet se ka vrarë

Një grua shqiptare 32 vjeçe u arrestua të hënën nga policia spanjolle në qytetin e Benejúzar, për vrasjen e dyshuar të djalit të saj 2-vjeçar.

Tragjedia ndodhi të shtunën kur gruaja bëri një telefonatë në shërbimin e urgjencës ku raportoi se djali i vogël ishte pa ndjenja pasi kishte pësuar një goditje të rëndë kur ndodhej në shtëpinë e saj në qytetin e Bigastros.

Sipas mediave vendase, pas ekzaminimit të fëmijës, mjekët konfirmuan se ai kishte vdekur si pasojë e një arresti kardio-respirator. Mjeku vërejti gjithashtu disa mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit të tij, si dhe në vëllain binjak të djalit, i cili u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Alicante për një vlerësim mjekësor.

Nga raporti paraprak i autopsisë rezulton se fëmija ka qenë viktimë e një vdekjeje të dhunshme. Ai kishte një mori lëndimesh të brendshme dhe kockore nga periudha të ndryshme. Nga studimi i fëmijës së shtruar në spital, rezulton se të dy kanë pësuar keqtrajtime të rregullta nga nëna e tyre, shtetase shqiptare, pasi ajo ishte e vetmja që jetonte me ta.

Të fundit