Flash News

E-TJERA

Arrestohet i dashuri i efektives që vrau veten, policia: Fshiu mesazhet në telefonin e saj

Arrestohet i dashuri i efektives që vrau veten, policia: Fshiu mesazhet

Arrestohet i dashuri i efektives, Aldorjana Loshi, e cila dje vrau veten me armën e shërbimit në banesë, në rrugën “Todi Shkurti”. 

Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se  E. N., 28 vjeç ka shkuar në banesën e polices dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet që kishte shkëmbyer me të në telefonin e saj.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të fundit