Flash News

E-TJERA

Arrestohet "i forti" i Durrësit, kapet me armë pa leje dhe makinë të blinduar

Arrestohet "i forti" i Durrësit, kapet me armë pa leje dhe

Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të premte shtetasin Rexhep Rapi, i njohur si "Kepi", 58 vjeç, banues në Sukth. Ai është kapur me një armë zjarri pistoletë me vete.

"Shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të mara se në ambinetet e një lokali në autostradën Durrës-Tiranë, ndodhej një shtetas i cili dispononte armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle dhe në banakun e lokalit kanë gjetur një çantë dore ku u gjet një armë zjarri pistoletë e cila nga veprimet hetimore rezultoi se i përkiste shtetasit Rexhep Rapi." thuhet në njoftimin e bluve të Durrësit.

Gjithashtu është proceduar penalisht për veprën penale "Moskallëzim krimi", dhe shtetasi G. M., (punonjës i subjektit), i cili kishte dijeni për armën e zjarrit dhe nuk tregonte.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin tip “Benz”, i blinduar me të cilën ky lëvizte Rexhep Rrapi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Rexhep Rapi, i njohur ndryshe si "Kep Rapi", është me precedent të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve. Në mars të vitit 1991 u akuzua se vrau në Portin e Durrësit për shkaqe gjakmarrjeje qytetarin A. Çyrbja, banor i fshatit Katund Sukth. Por për këtë krim që u akuzua në 1994 u lirua për mungesë provash.

Të fundit