Flash News

E-TJERA

Arrestohet i riu nga Vlora, mbante kallashnikov në vendin e punës

Arrestohet i riu nga Vlora, mbante kallashnikov në vendin e punës

Një i ri nga Vlora është vënë në pranga pasi akuzohet se mbante armë zjarri të tipit kallashnikov në ambientin ku ai punonte.

Sipas policisë, V. A., 24 vjeç mbante armën në vendin ku punonte në lagjen “24 Maji”.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Mbante armë zjarri kallashnikov, falë inteligjencës informative dhe reagimit në kohë nga Policia,  lokalizohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative se një shtetas  mbante armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin:

V. A., 24 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient, në lagjen “24 Maji”, ku ky shtetas punonte, u gjet një armë zjarri kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.”

 

Të fundit