Flash News

E-TJERA

Arrestohet ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, njeriu i afërt i Belinda Ballukut

Arrestohet ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, njeriu i afërt i Belinda

Është vënë në pranga mbrëmë me urdhër të SPAK, ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi.

Ai akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv, ndërsa një ditë më parë u njoftua se ka dhënë dorëheqjen.

Kujtojmë se disa ditë më parë agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën banesën, ku iu sekuestruan një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente.

Mësohet se në SPAK ka një dosje hetimi ndaj Berberit që lidhet me shitjen e një kompanie në vitin 2018.

Një detaj tjetër që ra në sy dy ditë më parë, është se kryeministri Rama nuk e kishte marrë me vete kreun e ARRSH teksa inspektoi punimet për ndërtimin e urës të Rruga e Kombit në Kukës.

Berberi, i njohur si një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikes, Belinda Balluku u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zendesoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

Kujtojmë që emisioni “Vetting” zbuloi disa ditë më parë, aferat në të cilat është përfshirë Berberi



Të fundit