Flash News

E-TJERA

Arrestohet ish-zv.ministri i Integrimit, Albert Gajo, dogji një sipërfaqe me vreshtari në Leskovik

Arrestohet ish-zv.ministri i Integrimit, Albert Gajo, dogji një

Është vënë në pranga ish-zv.ministri i Integrimit, Albert Gajo.

Policia bën me dije se 59-vjeçari u arrestua në flagrancë, pasi në vendin e quajtur “Sarandapor”, në Leskovik, Kolonjë ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi.

Mësohet se Gajo është denoncuar një ditë më parë nga fqinji i tij në polici pas një konflikti për shkak se ish zyrtari i dogji vreshtat.

Arrestohet ish-zv.ministri i Integrimit, Albert Gajo, dogji një

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Albert Gajo, 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Sarandapor”, në Leskovik, Kolonjë, me veprimet e tij ky shtetas ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi.

 Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “, sqaron policia.

Gajo ka qenë zv.ministër i Integrimit gjatë periudhës 2005-2009, si dhe zv.ministër i Shëndetësisë, 2009-2013. 

Të fundit