Flash News

E-TJERA

Arrestohet kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, reagon Lëvizja: Ishte porosi, u bë para se të niste tubimi

Arrestohet kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, reagon Lëvizja:

Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Bojken Abazi, është arrestuar nga policia gjatë kohës së protstës së PDIU për ardhjen e ministrit të Jashtëm grek.

Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi nga LVV e degës në Shqipëri, ku nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare,  pretendohet se arrestimi i Abazit ishte i porositur dhe i pabesë pas ai ende nuk kishte mbërritur në tubim.

Më tej, në reagim theksohet se shënjestrimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i Boiken Abazit tregon për një politikë të fëlliqur që po bën qeveria Rama, duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek.

LVV ka bërë thirrje të lirohet Boiken Abazi një orë e më parë, e të dënohen urdhërdhënësit për përndjekjen politike.

Reagimi i plotë:

Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar nga policia, në rrugë e sipër teksa po shkonte për të marrë pjesë në tubimin paqësor protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ky arrestim është tipikisht i porositur. Arrestimi u krye para se të fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin.

Tubimi paqësor protestues i organizuar nga Shoqata “Çamëria” dhe PDIU me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek në Tiranë synon shtrimin e kërkesave në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufive detarë.

Shënjestrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i Boiken Abazit tregon për një politikë të fëlliqur që po bën qeveria Rama, duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është për miqësinë e bashkëpunimin mes popujve, për të drejta evropiane për minoritetet, por mbi të gjitha për shtete të drejta e jo diskriminuese. Për sa kohë shteti grek vazhdon politika diskriminuese e armiqësore ndaj shqiptarëve, ne do të vazhdojmë ta themi të vërtetën, edhe duke protestuar, e Rama nuk mund të na ndalë me arrestime të shënjestruara.

Bëjmë thirrje të lirohet Boiken Abazi një orë e më parë, e të dënohen urdhërdhënësit për përndjekjen politike e shënjestrimin që po na bëjnë!

Të fundit