Flash News

E-TJERA

Arrestohet me qëllim ekstradimi 59-vjeçari

Arrestohet me qëllim ekstradimi 59-vjeçari

Është arrestuar me qëllim ekstradimi Viktor Leki, 59 vjeç.

Leki është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Leçes e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

“DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, lokalizoi dhe arrestoi, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Viktor Leki, 59 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, njofton policia.

Të fundit