Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Ekuador “koka” e trafikut të d*ogës, shqiptari “El Gringo”

Arrestohet në Ekuador “koka” e trafikut të d*ogës,

Klodian Zaimi, i njohur ndryshe si “El Gringo”, është arrestuar nga policia ekuadoriane. Zaimi u arrestua gjatë tre operacioneve në Bogotá, Valle del Cauca, Nariño dhe Putumayo.

Nëntë personave të kërkuar për ekstradim nga Shtetet e Bashkuara ranë në pranga, për veprat penale të trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe komplotit për kryerjen e një krimi.

“El Gringo” kishte si funksion kryesor marrjen e parave nga shitja e kokainës në Shtetet e Bashkuara dhe herë pas here në Evropë, për ta pastruar dhe dërguar në organizatën kriminale në Kolumbi.

Në këtë operacion është kapur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur . Si 'El Gringo' dhe i kapuri tjetër kërkohen nga një gjykatë e distriktit jugor të Floridës për krimet e pastrimit të parave, trafikut të paligjshëm të drogës dhe komplotit për të kryer një krim.

Të fundit