Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Fier 30-vjeçari i kërkuar për vrasje në Itali

Arrestohet në Fier 30-vjeçari i kërkuar për vrasje në

Policia shqiptare ka arrestuar 30-vjeçarin Dhimitraq Xhoku (Hoxhara), i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Ai akuzohet për vrasje me dashje, plagosje dhe armëmbajtje pa leje, krime të kryera në Siçili, Itali.

Sipas autoriteteve, Gjykata e Palermos kishte lëshuar një urdhër-arresti më 12 gusht 2024, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Xhoku, në bashkëpunim me persona të tjerë, më 4 qershor 2023, ka ekzekutuar me armë zjarri një shtetas dhe ka plagosur një tjetër.

Operacioni “Palermo” u finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tiranën. Arrestimi i tij u bë në Levan, ku 30-vjeçari fshihej për t’iu shmangur drejtësisë.

NJOFTIMI:

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Palermo”, gjatë të cilit u kap shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Dh. Xh. (H)., 30 vjeç, banues në Levan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Palermos, Itali, me vendimin e datës 12.08.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në datë 04.06.2023, kanë vrarë me armë zjarri në Sicili, shtetasin S. R. dhe kanë plagosur një shtetas tjetër.

Të fundit