Flash News

E-TJERA

Arrestohet në flagrancë 20-vjeçari, lëvizte me armë zjarri në mjet

Arrestohet në flagrancë 20-vjeçari, lëvizte me armë

Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shkodrës, teksa lëvizte me automjet me qëllim shitjen e një arme zjarri.

Policia njofton se në kuadër të aksioneve për parandalimin e posedimit të paligjshëm të armëve dhe rritjen e sigurisë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër organizuan dhe finalizuan këtë operacion, duke vënë në pranga shtetasin M. N., 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Arrestimi i tij u bë në lagjen “Skënderbeg”, ku shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndaluan automjetin me të cilin ai po udhëtonte. Gjatë kontrollit, në çantën e tij u gjet një armë zjarri pushkë me municion luftarak, të cilën ai e posedonte pa leje dhe synonte ta shiste.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.

Të fundit