Flash News

E-TJERA

Arrestohet ne Greqi tutorja shqiptare që pro*tituonte të mitura

Arrestohet ne Greqi tutorja shqiptare që pro*tituonte të mitura

Policia greke ka arrestuar një shqiptare, pasi ishte pjesë e një rrjeti prostitucioni me të mitura në Athinë.

Mediat fqinje raportojnë se në krye të këtij rrjeti prostitucioni qëndronte Lorela K., tutorja 31-vjeçare shqiptare tashmë e arrestuar. Sipas hetimeve, ajo kishte krijuar njohje me një vajzë 15-vjeçare në vitin 2022, të cilën e ndihmonte që gjente klientë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Raportohet se Lorela K. e ka shtyrë të miturën për të kryer prostitucion si dhe i kishte marrë një pjesë të parave që kishte përfituar nga aktiviteti i saj.

Personi i dytë i arrestuar është një 34-vjeçar i cili ishte shok i “Lorelës”. 34-vjeçari, nga mesi i prillit 2023, ka rënë në kontakt me të miturën e sipërpërmendur dhe një shoqen e saj 17-vjeçare në atë kohë, duke i propozuar që të lehtësojë kërkimin e tyre për gjetjen e klientëve të pasur, për takime seksuale me pagesë.

Ai i fotografonte të miturat me të brendshme, duke i postuar fotot në një faqe interneti përmes së cilës ishin rezervuar dhe realizuar të paktën 10 takime romantike në hotele të ndryshme në qendër të Athinës.

Personi i tretë i arrestuar akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy të miturit në periudhën korrik-gusht 2023 në shtëpinë e tij në Korydallos, duke u paguar atyre shumën prej 100 euro secili.

Gjithashtu, si në të njëjtën periudhë kohore ashtu edhe në një kohë më të hershme ka kryer veprime të ngjashme me të miturat në fjalë, duke kryer marrëdhënie të tre së bashku, si dhe me secilin veç e veç në kohë të ndryshme.

Të fundit