Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Itali i riu shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pse akuzohet  

Arrestohet në Itali i riu shqiptar i shpallur në kërkim

Finalizohet një tjetër bashkëpunim i shkëlqyer mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, që çoi në lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e një të kërkuari për vrasje të mbetur në tentativë.

Në vijim të bashkëpunimit mjaft efikas të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë e mundur kapja në Itali e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar M. S., 34 vjeç, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Shtetasi Malvin Skarra është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, bazuar në informacionet që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale për vendndodhjen e këtij personi në Itali.

Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në vitin 2019, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Ky shtetas, në datën 15.03.2019, në vendin e quajtur “Ura e Cerenecit”, Dibër, ka plagosur për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin Mirdash Osmani.

 

Të fundit