Flash News

E-TJERA

I përfshirë në dosjen e inceneratorit të Fierit, arrestohet në Itali Juri Ymeraj

I përfshirë në dosjen e inceneratorit të Fierit, arrestohet

Është arrestuar në Romë 35-vjeçari Juri Ymerja, i cili akuzohet për veprën penale “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Ymeraj ishte në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për pastrim parash dhe i përfshirë në dosjen e inceneratorit të Fierit.

“Sot më datën 04.07.2024, nga Interpol Rome është arrestuar Juri Ymeraj, i datelindjes 01.07.1989, shpallur në kërkim ndërkombetar nga Interpol Tirana. Shtetasi i mësipërm është shpallur në kërkim sepse Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin Nr.82, datë 11.11.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të:  “Pastrim të produkteve të veprës penale”. – njofton Policia.

Ymeraj është i përfshirë në dosjen e inceneratorit të Fierit, ku ai së bashku me Arbër Denizi dhe Silvester Driza, kanë themeluar shoqëritë “Pivot 04” sh.p.k, “Sili” sh.pk, ‘JPY’ sh.p.k.

 

Të fundit