Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Kamëz 39-vjeçari i kërkuar nga Interpoli për vrasje në Spanjë

Arrestohet në Kamëz 39-vjeçari i kërkuar nga Interpoli
Policia shqiptare ka vënë në pranga Elion Vathi (Kaci), 39 vjeç, banues në Kamëz, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.

Sipas burimeve zyrtare, ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore spanjolle, për veprën penale “Vrasje”, e parashikuar në Kodin Penal të Spanjës.

Operacioni për kapjen e tij u realizua nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, pas një koordinimi me autoritetet spanjolle.

Aktualisht, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës, ku ai pritet të përballet me drejtësinë.

Të fundit