Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Kukës 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova për trafik kokaine

Arrestohet në Kukës 31-vjeçari i shpallur në kërkim

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në pranga ka rënë Denis Dine, 31 vjeç, banues në Kukës, i cili u kap në qytetin ku jetonte. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Prishtinës më datë 14 prill 2025, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, sipas Kodit Penal të Kosovës.


Sipas hetimeve, Denis Dine akuzohet se ka transportuar rreth 1.1 kilogramë kokainë nga Shqipëria drejt Kosovës, përmes automjetit të tij. Droga iu dorëzua një tjetër shtetasi, me iniciale A.F., në Prishtinë. Ky i fundit u kap gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe asaj Shqiptare, ndërsa kishte tentuar të largohej, duke hedhur lëndën narkotike nga dritarja e makinës.


Materialet i janë referuar autoriteteve përkatëse për vijimin e procedurave ligjore në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për ekstradimin e tij.

Të fundit