Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Mal të Zi, shqiptari i kërkuar nga Franca

Arrestohet në Mal të Zi, shqiptari i kërkuar nga Franca

Policia malazeze ka arrestuar një shtetas shqiptar të kërkuar nga autoritetet franceze për akuza të rënda penale. Shtetasi F.S. u ndalua gjatë një kontrolli kufitar në pikën e kalimit Sukobin (Muriqan) nga oficerët e Sektorit të Policisë Kufitare të Malit të Zi.

Shqiptari është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata Penale e Grasse në Francë për vjedhje dhe mashtrim në mënyrë të organizuar dhe të dhunshme. Lajmin e bëri të ditur Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, duke konfirmuar se urdhri i arrestit është lëshuar nga autoritetet franceze.

I ndaluari do të dalë para një gjyqtari hetues në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, ku do të shqyrtohet kërkesa për ekstradim drejt Francës. Procedurat ligjore do të përcaktojnë fatin e tij, ndërsa bashkëpunimi mes autoriteteve malazeze dhe franceze vijon për zbatimin e drejtësisë.

Të fundit