Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Maminas trafikanti i drogës i dënuar në Itali

Arrestohet në Maminas trafikanti i drogës i dënuar në Itali

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar Albert Konin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Itali, pasi është dënuar për trafik droge.

Koni, 51 vjeç, banues në Maminas të Durrësit, është kapur në fshatin e tij.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 10.01.2025, e ka dënuar me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.” njoftojnë autoritetet.

Policia thotë se Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit në Itali.

Të fundit