Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Marok një shqiptar i kërkuar nga Suedia për trafik droge

Arrestohet në Marok një shqiptar i kërkuar nga Suedia për

Një shtetas shqiptar është arrestuar në qytetin Assilah, në veri të Marokut, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze. Lajmi është bërë i ditur të premten nga Policia Kombëtare e Marokut (DGSN), përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social X.

Sipas autoriteteve, shqiptari dyshohet për përfshirje në një çështje të trafikimit të drogës. Pas arrestimit, ai është vendosur në paraburgim, ku do të qëndrojë në pritje të veprimeve të mëtejshme hetimore, nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorit Publik.

Ndërkohë, Byroja e Interpolit në Rabat ka informuar autoritetet suedeze për arrestimin e të dyshuarit dhe ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Suedisë.

Ky arrestim është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm të Marokut me strukturat ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe kapjes së personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të fundit