Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Portin e Durrësit i riu që vinte nga Anglia, tentoi të kalojë 100 mijë paund të padeklaruara

Arrestohet në Portin e Durrësit i riu që vinte nga Anglia, tentoi

Një i ri u arrestua në Portin e Durrësit, pasi tentoi të fuste një sasi parash prej 100 460 paund të padeklaruara në Shqipëri.

Sipas policisë, D. P., 30 vjeç, banues në Sukth, i cili vinte nga Anglia dhe kishte fshehur në çantën e dorës, 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të burimit të saj.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 100 460 paund. Arrestohet 30-vjeçari që vinte nga Anglia dhe tentonte t’i fuste paratë në Shqipëri, me çantë.

Gjatë kësaj jave, në këtë pkk u sekuestruan 204 230 euro të tjera që tentoheshin të futeshin në vendin tonë, ilegalisht, me 2 autobusë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, si rezultat i zbatimit të masave shtesë të ndërmarra gjatë sezonit turistik 2023, për të rritur parametrat e sigurisë në këtë pkk, për t’iu ofruar qytetarëve, shërbim cilësor, etik dhe të shpejtë, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e tentativave për të futur para në vendit tonë, pa i deklaruar.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fluksi 3”, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi D. P., 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i cili vinte nga Anglia dhe kishte fshehur në çantën e dorës, 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të burimit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale".

 

Të fundit