Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Prrenjas i dyshuari si ekzekutori i Mond Mëhallës

Arrestohet në Prrenjas i dyshuari si ekzekutori i Mond Mëhallës

Një tjetër person është vënë në pranga si i dyshuar në atentatin ndaj biznesmenit Edmond Mëhalla.

Në pranga është vënë 33-vjeçari Nevzat Spaho, në Prrenjas, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e shtetasit.

Arrestimi i tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e vrasjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve.

Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar në ekzekutim.

Të fundit