Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Rinas 27-vjeçari nga Kosova me tre dokumente sllovene të falsifikuara

Arrestohet në Rinas 27-vjeçari nga Kosova me tre dokumente sllovene

Një 27-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Rinasit, pasi gjatë kontrollit rezultoi se kishte me vete tre dokumente të falsifikuara sllovene.

I riu kishte paraqitur në sportel një pasaportë të dyshuar të falsifikuar, ndërsa në bagazhet e tij u gjetën edhe një kartë identiteti dhe një leje drejtimi sllovene, gjithashtu të dyshuara si false.

Në përfundim të veprimeve hetimore, ai u arrestua në flagrancë për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", të kryer më shumë se një herë. Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan si prova materiale nga policia.

Materialet iu dorëzuan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Të fundit