Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Shijak i kërkuar për trafik d*oge nga Italia

Arrestohet në Shijak i kërkuar për trafik d*oge nga Italia

Ëshët arrestuar në Shijak, një 39-vjeçar i kërkuar nga autoritetet italiane për trafik droge.

Fatjan Stafa është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08.10.2024, e ka dënuar me 7 vjet e 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike. 

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bshkëpunim me Shërbimet Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 57”.     

Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Hardhisht, Shijak, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Fatjan Stafa, 39 vjeç, banues në fshatin Pjezë, Durrës.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08.10.2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike. 

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi”, njofton policia.

Të fundit