Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Tiranë izraeliti, i shpallur në kërkim nga Gjermania

Arrestohet në Tiranë izraeliti, i shpallur në kërkim nga

Një shtetas me kombësi izraelite dhe shtetësi kanadeze është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjermania.

R. G., 42 vjeç u lokalizua në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, Tiranë, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Bambergut, Gjermani ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për mashtrim, të kryer në mënyrë të përsëritur, veprimtari kriminale për të cilën Kodi Penal i Gjermanisë parashikon dënim deri në 15 vjet burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Gjermani.

Të fundit