Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Vlorë 60-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik droge, pritet ekstradimi

Arrestohet në Vlorë 60-vjeçari i kërkuar nga Italia

Një 60-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

I arrestuari është Fredi Arshi, i njohur edhe si Alfred Arshiaj, i dënuar nga Gjykata e Apelit në Torino me 11 vjet e 6 muaj burg për përfshirje në një organizatë kriminale të angazhuar në trafikimin e lëndëve narkotike.

Operacioni policor i koduar “Epilogo” u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, pas shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tirana dhe Interpol Roma.

Arshiaj u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Autoritetet shqiptare dhe italiane po vijojnë procedurat për transferimin e tij drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Të fundit