Flash News

E-TJERA

Arrestohet një 26-vjeçar për konfliktin me armë në Ali Dem

Arrestohet një 26-vjeçar për konfliktin me armë në

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar në lidhje me përplasjen me armë që ndodhi dy ditë më parë në zonën e “Ali Demit”, ku mbeti i plagosur vetë i arrestuari. Ai akuzohet për fshehje të së vërtetës dhe deklarime të rreme përpara oficerëve të policisë gjyqësore.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi G.K., 26 vjeç, është vënë në pranga për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Nga hetimet e deritanishme, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër të dyshuar, shtetasin Nj.P., 28 vjeç, për përfshirje në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e 10 qershorit, rreth orës 23:00, në një lokal bastesh në rrugën “Ali Demi”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë arrestuar shtetasin G.K., si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin Nj.P., 28 vjeç, për përfshirje në konflikt”, njofton zyrtarisht policia.

Hetimet dhe kontrollet vijojnë për identifikimin dhe ndëshkimin e të gjithë personave të implikuar në ngjarje, si dhe për përcaktimin e saktë të përgjegjësisë penale për secilin prej tyre.

Të fundit