Flash News

E-TJERA

Arrestohet një nga autorët e masakrës së Çoles, si iu vendos pas policia

Arrestohet një nga autorët e masakrës së Çoles, si iu

Ani Begaj, një nga autorët e masakrës së Çoles, që ka ndodhur më 7 prill 2015, ka rënë sot në prangat e policisë.

Ai ka qenë duke udhëtuar së bashku me kushëririn e tij, Elton Begaj me një automjet në zonën e Lungomare dhe nuk iu është përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar, duke u larguar me shpejtësi.

Më pas policia është vënë në ndjekje të tij, duke arritur ta bllokojë në një rrugicë pa dalje në lagjen “Pavarësia”. Begaj dhe kushëriri i tij u arrestuan, ndërsa në mjetin tip “Nissan” u gjetën dy pistoleta që janë sekuestruar nga policia.

Kujtojmë që pas një konflikti të armatosur në një kazino mbeten të vrarë Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj.

Të fundit