Flash News

E-TJERA

Arrestohet një shtetas shqiptar me mbi 27 kg drogë dhe 37 mijë euro cash në Itali

Arrestohet një shtetas shqiptar me mbi 27 kg drogë dhe 37 mijë

Guardia di Finanza në Firence ka vënë në pranga një shtetas shqiptar 33-vjeçar, pasi në automjetin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike dhe para të gatshme.

Arrestimi u krye pas një kontrolli të detajuar të mjetit të tij, i cili kishte rënë në sy për lëvizje të dyshimta. Gjatë inspektimit, autoritetet zbuluan mbi 15 kilogramë kokainë të ndarë në 20 blloqe dhe 12 kilogramë marijuanë. Krahas drogës, u sekuestruan edhe 37 mijë euro para cash.

Sipas autoriteteve italiane, vlera e drogës nëse do të hidhej në treg do të kapte shumën e rreth 600 mijë eurove. Gjithashtu, në mjet u gjetën pajisje të specializuara për paketimin dhe shpërndarjen e drogës, përfshirë një makinë ambalazhuese me vakum, peshore precize, prerëse dhe materiale të tjera për ambalazhimin.

Hetimet janë në vijim për të zbuluar nëse ky rast lidhet me një rrjet më të gjerë trafiku droge, si brenda territorit italian ashtu edhe jashtë tij.

Të fundit