Flash News

E-TJERA

Arrestohet për korrupsion prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi

Arrestohet për korrupsion prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi

Është vënë në pranga Prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi.

Ky i fundit është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka përfituar para në këmbim të favorizimit të personave të përfshirë në krime që kanë qenë nën hetim në Gjykatën e Kukësit.

Bashkë me të  është vënë në pranga edhe shoferi i prokurorit, Isuf Gega.

Operacioni për arrestimin e prokurorit është zhvilluar sot ndërsa Karriqi ndodhej në Kavajë.

Pas arrestimit policia ka bërë edhe kontrolle në banesën e prokurorit.

Kujtojmë se Karriqi ka qenë edhe prokuror i çështjes së këngëtares Fjolla Morina, e cila u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës.

Disa ditë më parë, me urdhër të SPAK u arrestua edhe prokurori I Sarandës, Sali Hasa. Ndaj prokurorit Hasa rëndon akuza “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

 

Të fundit