Flash News

E-TJERA

Arrestohet 'piromani' në Rrogozhinë - EMRI

Arrestohet 'piromani' në Rrogozhinë - EMRI

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Rrogozhinës, pasi dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Ballaj.

Bëhet fjalë për Izabel Aliu, 31 vjeç, i cili mbrëmje e djeshme ndezi zjarrin që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme, në territorin e fshatit Ballaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendin ku kishte nisur zjarri. Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. A., 31 vjeç, banues në Vilëbashtovë, Rrogozhinë”, bëri me dije policia vendore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Të fundit