Flash News

E-TJERA

Arrestohet polici i burgut të Peqinit, fuste drogë në qeli

Arrestohet polici i burgut të Peqinit, fuste drogë në qeli

Një punonjës policie i burgut të Peqinit është arrestuar në flagrancë pasi fuste drogë në qeitë e burgut.

E. K gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike. Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë  punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike.

Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë.

Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Vazhdon monitorimi për goditjen e veprimtarisë së futjes së sendeve të jashtë ligjshme në të gjitha IEVP-të, ku nuk do tolerohet asnjë rast i cili njollos punën e përkushtuar të policisë së burgjeve”, njofton policia.

Të fundit