Flash News

E-TJERA

Arrestohet punonjësi i bashkisë Fushë-Arrëz, përndoqi kolegun dhe familjarët e tij

Arrestohet punonjësi i bashkisë Fushë-Arrëz, përndoqi

Një punonjës i bashkisë Fushë-Arrëz është arrestuar nga policia pas një kallëzimi për përndjekje dhe shpërdorim detyre.

P. L., 61 vjeç, akuzohet se ka fyer dhe përndjekur në mënyrë të përsëritur kolegun e tij A. D., dhe familjarët.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin P. L., 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 38 vjeç, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjete sociale, 38-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim”, njofton policia.

Të fundit