Flash News

E-TJERA

Arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë, kanosi me armën e shërbimit kushëririn

Arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë, kanosi me

Është arrestuar në Tiranë një punonjës i Gardës së Republikës pasi kërcënoi me armën e shërbimit kushëririn e tij.

Sipas AMP, punonjësi E. K., me detyrë inspektor pati një sherr me kushëririn e tij dhe i drejtoi armën.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor E. K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë një konflikti të çastit të ndodhur pranë banesës së tij, për motive të dobëta, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin I.K, me të cilin ka edhe lidhje gjaku të afërta.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, njofton AMP.

Të fundit