Flash News

E-TJERA

Arrestohet punonjësi i OST-së dhe sekseri, kapen duke marrë 300.000 lekë ryshfet për të shmangur gjobën

Arrestohet punonjësi i OST-së dhe sekseri, kapen duke marrë

Një punonjës i OST-së dhe një sekser janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohen për korrupsion.

Në pranga është vënë punonjësi i OST-së, Eglantin Pëllumbi dhe djali i xhaxhit të tij, Fatmir Pëllumbi.

Mësohet se Eglantin Pëllumbi do shmangte gjobën prej 5 milionë lekësh ndaj abonentit të OSHEE-së që kishte ndërhyrë në matësin e energjisë dhe dyshohet se Eglantini së bashku me Fatmir Pëllumbin do të merrnin 500.000 lekë ryshfet. Pas përgjimeve, dy shtetasit janë kapur duke marrë ryshfet prej 300.000 lekësh.

Burime bëjnë me dije se nën hetim është vënë dhe abonenti i OSHEE-së që do jepte ryshfetin dhe 2 punonjës të OSHEE-së.

 

Të fundit