Flash News

E-TJERA

Arrestohet shqiptari i kërkuar për trafik d*ogë në Gjermani

Arrestohet shqiptari i kërkuar për trafik d*ogë në Gjermani

Mbrëmjen e së shtunës, oficerët e Policisë Federale të Waidhaus në Gjermani kanë arrestuar një 25-vjeçar shqiptar gjatë një kontrolli kufitar në A6 pranë Waidhaus, pasi ai ishte në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë Federale, shqiptari ishte i kërkuar nga autoritetet belge me një urdhër-arresti evropian për trafik droge dhe anëtarësim në një grup të organizuar kriminal.

Në momentin e arrestimit, i dyshuari kishte paraqitur një leje qëndrimi gjermane të skaduar, e cila nuk e ndihmoi në shmangien e arrestimit. Pas arrestimit, ai u paraqit përpara një gjyqtari hetues dhe u dorëzua në kujdestarinë e organeve të drejtësisë.

Aktualisht, 25-vjeçari ndodhet në një institucion korrektues në Nuremberg, ku është duke pritur ekstradimin në Belgjikë, ku do të përballet me akuzat për trafikim droge dhe pjesëmarrje në një grup kriminal të organizuar.

Të fundit