Flash News

E-TJERA

Arrestohet shqiptari në Itali, miliona euro nga trafiku i kokainës

Arrestohet shqiptari në Itali, miliona euro nga trafiku i kokainës

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pas një operacioni anti-drogë. I arrestuari është e Anton Likmeta, 35-vjeç. Ky i fundit rezulton me precedent penalë.

Së bashku me partneren e tij rumune, Likmeta prej disa kohësh menaxhonte një trafik të lulëzuar kokaine që preku të gjithë Triveneton, me një xhiro që llogaritet se ishte rreth qindra mijëra euro, shkruajnë mediat vendase.

Paratë e përfituara nga veprimtaria e paligjshme, fillimisht depozitoheshin në bankat rumune dhe më pas i kthenin në Itali, ku i investonin në biznese.

Gjatë kontrollit në banesë, Likmetës iu gjet rreth 670 gramë kokainë, 15 gramë hashash dhe 43 200 euro.

Të fundit