Flash News

E-TJERA

Arrestohet shqiptari, tentoi të kalonte kufirin me 'Porsche' të vjedhur

Arrestohet shqiptari, tentoi të kalonte kufirin me 'Porsche'

Në prangat e autoritetet maqedonase ka rënë një 29-vjeçar nga Shqipëria.

Sipas burimeve për mediat, shqiptari ka tentuar të kalojë kufirin në “Shën Naumi” me automjetin “Porsche Panamera”, i cili ka rezultuar se ishte i vjedhur në Norvegji dhe kishte targa shqiptare.

“Më 24.08.2024 në orën 23:00 në VK Shën Naumi, në hyrje në Maqedoninë e Veriut, L.H (29) nga Shqipëria ka ardhur me automjetin “Porsche Panamera”, me tabela shqiptare dhe pas kontrollit kufitar, është konstatuar se automjeti është i raportuar për i vjedhur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit