Flash News

E-TJERA

Arrestohet shqiptarja në Itali, i gjenden mbi 1 kg kok*inë në zyrën e saj

Arrestohet shqiptarja në Itali, i gjenden mbi 1 kg kok*inë në

Një 36-vjeçare shqiptare është arrestuar në Itali pasi policia i gjeti mbi 1.2 kg kokainë të fshehur në zyrën e saj në provincën e Firences. Operacioni ishte pjesë e një hetimi nga Skuadra e Sienës për të luftuar trafikun e drogës në zonën e Val d’Elsa.

Gruaja, e njohur për lidhjet me persona me precedentë penalë, u vu nën mbikëqyrje nga policia, e cila vendosi të kontrollojë shtëpinë e saj. Gjatë kontrollit, ndonëse nuk u gjet drogë, efektivët sekuestruan 16,000 euro dhe material për paketimin e dozave, çka ngriti dyshime se lënda narkotike mund të ishte fshehur gjetkë.

Në vijim të hetimeve, oficerët kontrolluan zyrën e saj, ku zbuluan në një sirtar një çantë shpine me kokainë të ndarë në doza të vogla dhe një peshore precize. 36-vjeçarja u arrestua dhe u dërgua në burgun Sollicciano me urdhër të prokurorit publik.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse gruaja ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të drogës.

Të fundit