Flash News

E-TJERA

Arrestohet taksisti që shpërndante kokainë në Tiranë

Arrestohet taksisti që shpërndante kokainë në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 54-vjeçar me profesion taksist, i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar "Taksisti", ku u ndalua shtetasi I. B., 54 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në rrugën “Muhamed Gjollesha”, ku pas kontrollit të automjetit të tij, u zbuluan dhe sekuestruan 328 doza kokainë si dhe një sasi tjetër lënde të dyshuar narkotike.

Sipas Policisë, I. B. e shfrytëzonte profesionin e tij si taksist për të shpërndarë kokainën në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Të fundit