Flash News

E-TJERA

Arrestohet trafikanti shqiptar në Itali, policia i gjen "surprizën" në banesë

Arrestohet trafikanti shqiptar në Itali, policia i gjen

Policia italiane ka arrestuar një 47-vjeçar shqiptar i cili akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Shqiptari është arrestuar në zonën e quajtur Bolzano.

Ndërkohë mediat italiane bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur 3 blloqe hashash në total 269 gram të cilat ishin mbështjellë me letër plastike me mbishkrimin 'Milka'. 

47-vjeçari ishte kontrolluar më parë në zonën Don Boisco, ku policia ndërhyri pas raportimeve për aktivitete të trafikut të drogës.

Gjatë kontrollit në banesën ku banon 47-vjeçari u gjetën edhe një peshore precize, një pistoletë me llastiqe me tytë plumbi dhe 9 fishekë të kalibrit 8 mm. Për arsye hetimore identiteti i të arrestuarit nuk bëhet me dije. 

Të fundit