Flash News

E-TJERA

Arrestimi i ‘njeriut’ të Ballukut, zbardhen bisedat në celularët e sekuestruar nga SPAK: 20 te Enis e 20 te Berberi

Arrestimi i ‘njeriut’ të Ballukut, zbardhen bisedat në

Zbardhen disa nga bisedat nga celularët e sekuestruar nga SPAK të ish kreut të ARRSH-së, Evis Berberit dhe biznesmenëve , njëherësh bashkëpunëtorëve të këtij të fundit, Ervis Lamit dhe Valter Begajt.

Mësohet se gjatë fazës hetimore në celularin e Ervis Lamit janë zbuluar të gjitha komunikimet me Berberin, Begajn e Brunilda Bulin.

Komunikimet janë kryer gjatë kohës kur Evis Berberi ishte në krye të Agjencisë së Eficencës së Energjisë dhe ARRSH. Në bisedat me styre, ata flasin me kode që sipas SPAK ka dyshime se flasin për kalimin e shumave të parave.

Në një nga bisedat e Valter Begajt i drejtohet Ervis Lamit me tekstin: “20 te Enis e 20 te Berberi.

Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: Si e keni situatën me koronavirusin?  Më nis një foto, po bëj gati dokumentet për tu fut në tender, po bëj kontratën”.

Kujtojmë se Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi i njohur si person i afërt me ministren Belinda Balluku, u arrestua nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash së bashku me dy persona të tjerë me të cilët kishte pasur marrëdhënie në një shoqëri të zotëruar prej tij.

Sipas SPAK, Berberi në cilësinë e kreut të dy institucioneve shtetërore, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga një shoqëri e cila ka qenë fituese e tenderave. Për të mundësuar marrjen e ryshfetit ka përdorur një mënyrë të tërthortë, ku shoqëria fituese e tenderave të institucioneve që ai drejtonte, i transferonte paratë në një shoqëri tjetër të kontrolluar prej tij.

Së bashku me Berberin janë vënë në pranga mbrëmjen e të mërkurës për të njëjtat vepra penale edhe Valter Begaj, pronari kompanisë që përfitonte tenderat dhe njëkohësisht ortak i shoqërisë së zotëruar indirekt nga ana e Berberit, si dhe Ervis Lame, administratori i shoqërisë së Berberit dhe punonjës në shoqërinë e Begajt.

 

Të fundit