Flash News

E-TJERA

ARRSH: Në dalje të tunelit të Llogarasë, sot kryhet një shpërthim i koordinuar me eksploziv

ARRSH: Në dalje të tunelit të Llogarasë, sot kryhet një

Në dalje të tunelit të Llogarasë pritet të kryhet sot në mesditë një shpërthim i koordinuar për hapjen e trasesë.

Lajmi u bë i ditur nga ARRSH dhe sqaron se shpërthimi do të bëhet pa penguar trafikun.

"Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, siç kemi bërë me dije edhe më parë, ditën e sotme, në orën 12:00, 1150 ml nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasese së rrugës, pa penguar trafikun.
Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune", njofton ARRSH. 

Të fundit